Zbulohen në Astir dhe në Kombinat, 3 lokale ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, me celularë. Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i lojërave”. Arrestohen 2 shtetas, procedohen 3 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve të kryera në subjekte të ndryshme, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të tjera të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë.