Janë zbuluar dy raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë pa elemente sigurisë në Lezhë. Në kuadër të operacionit “antidote” u vu në pranga pronari i një farmacie dhe një marketi , A. D., 34 vjeç, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe me vlerë 10 mijë euro, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.