FBI-ja dhe prokurorët federalë në Nju Jork kanë zbuluar më shumë se një milion dokumente të tjera që potencialisht lidhen me pedofilin Jeffrey Epstein dhe pritet t’i bëjnë publike. Departamenti i Drejtësisë sqaroi tha se mund të duhen "disa javë të tjera" para se të publikohen të gjitha dosjet, pavarësisht se afati i fundit i përcaktuar në ligj ishte data 19 dhjetor.