Politika është ulur të shkruajë rregullat e reja të lojës për zgjedhjet. Komisoneri Ilirjan Celibashi kërkoi që kodi i ri zgjedhor te vendosë kufinj të qartë në mëyrë që burimet shteterore te mos perdoren për qëllime elektorale. CELIBASHI: Kodi duhet të parashikojë shprehimisht parimin e ndarjes ndërmjet shtetit dhe partisë në pushtet, si një standard i administrimit zgjedhor dhe jo si një parim politik. Në shumë vende të OSBE-së, ky është një parim me vlerë kushtetuese ose ligjore. Ka nevojë për një filozofi të re rregullatore. Kjo filozofi duhet të mbështetet në tre parime themelore. ligji duhet të jetë i qartë. kompetencat mbikëqyrëse duhet të jenë efektive dhe, , përgjegjësia duhet të jetë reale dhe proporcionale. Vendosja e balancës mes shtetit dhe partisë në pushtet për mazhorancën është nje ekuacion i vështirë, por jo i pamundur. GJIKNURI: Si të arrijmë një balancë të drejtë mes nevojës për të qeverisur, por njëkohësisht edhe të mos krijojmë avantazhe të padrejta. Është një balancë nganjëherë e vështirë, sepse nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve. Të vijmë me paketë ligjore brenda këtij viti.