Astronomët kanë zbuluar prova të avujve të ujit në atmosferën e hënës së Jupiterit, Ganimedi, cka i ka shtyrë shkencëtarët të besojnë se një dëshmi e tillë mund të sigurojë njohuri të reja mbi mundësin që "sisteme ekzoplanetare si Jupiteri" të jenë të banueshme, thuhet në një deklaratë për shtyp të Nasës. Ganymedi, hëna më e madhe në sistemin tonë diellor, ka qenë nën vëzhgimin e Teleskopit Hapësinor Hubble që prej viteve 1990.