Aktori i njohur Neritan Liçaj në një fjalën e tij të mbajtur në protestën e organizuar nga opozita para Bashkisë Tiranë, hodhi akuza të rënda ndaj mazhorancës. Liçaj u shpreh se “Azem Hajdari është qëlluar nga ata” (referuar socialistëve), por pa përmendur emra konkretë.