Top Channel/ Zbulimi i Reuters: Hakerat rusë shënjestruan shkencëtarët bërthamorë amerikanë
06/01/2023 21:15

Një ekip hakerash rus i njohur si Cold River shënjestroi tre laboratorë kërkimi bërthamor në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar, sipas të dhënave të shqyrtuara nga Reuters dhe pesë ekspertë të sigurisë kibernetike. Midis gushtit dhe shtatorit, ndërsa Presidenti Vladimir Putin tregoi se Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur territorin e saj, Cold River shënjestroi Laboratorët e Brookhaven (BNL), Argonne (ANL) dhe Laërence Livermore (LLNL), duke u dërguar email shkencëtarëve amerikanë në një përpjekje që të vidhnin fjalëkalimet e tyre. Reuters thotë se nuk ishte në gjendje të përcaktonte pse laboratorët ishin në shënjestër ose nëse ndonjë përpjekje për ndërhyrje ishte e suksesshme, ndërsa pyettjet që ata iu kanë bërë intitucioneve përkatëse nuk kanë marrë përgjigje. Cold River ka përshkallëzuar fushatën e saj të hakerimit kundër aleatëve të Kievit që nga pushtimi i Ukrainës, sipas studiuesve të sigurisë kibernetike dhe zyrtarëve të qeverisë perëndimore. sulmi dixhital kundër laboratorëve amerikanë ndodhi ndërsa ekspertët e OKB-së hynë në territorin ukrainas të kontrolluar nga Rusia për të inspektuar termocentralin më të madh atomik në Evropë dhe për të vlerësuar rrezikun e asaj që të dyja palët thanë se mund të ishte një katastrofë shkatërruese rrezatimi mes bombardimeve të rënda aty pranë. Cold River, është përfshirë në dhjetëra incidente të tjera të profilit të lartë hakerimi në vitet e fundit, sipas intervistave me nëntë firma të sigurisë kibernetike. Zyrtarët perëndimorë thonë se qeveria ruse është një lider global përsa i përket hakerimit dhe përdor spiunazhin kibernetik kundër qeverive dhe industrive të huaja Pamjet: AFP

Top News – SHBA do vazhdojë të godasë Iranin / Pauza e Trumpit vlen vetëm për vendet e energjisë
25/03 09:55
Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB