Shpresat kanë nisur të zbehen për mbijetesën e dhjetëra të zhdukurve në Indi, pasi një rrëshqitje dheu goditi rëndë një fshat, që la të paktën 22 persona të vdekur. Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të gjetur të paktën trupat e pajetë të banorëve vendas, por shirat dhe terreni i vështirë e kanë rënduar akoma më shumë punën e tyre.