Top Channel/ Zbardhet vrasja në Memaliaj, Të përfshirë tre vëllezër
22/04/2026 23:07

Zbardhen rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026 në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri Endri Goxhaj dhe mbeti i plagosur Dali Nela. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, vijuan hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Si rezultat i veprimeve hetimore, u vunë në pranga shtetasit Dali Nela, 25 vjeç, dhe Aldo Kalemi, 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Mataij, 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit Donaldo Nela, 29 vjeç, dhe vëllai i tij Marioldo Nela, 28 vjeç, të dy për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Procedim penal në gjendje të lirë nisi për shtetasit Julian Kalemi, 44 vjeç, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara prokurorit”, si dhe për shtetasin Gëzim Qëndraj, 49 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Nga hetimet ka rezultuar se mbrëmjen e ngjarjes ka pasur një konflikt të çastit mes disa personave, ku janë përfshirë Dali Nela, Marioldo Nela, Donaldo Nela, Aldo Kalemi, Julian Kalemi, si dhe Gëzim Qëndraj dhe viktima Endri Goxhaj. Gjatë konfliktit, dyshohet se Endri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Dali Nelës, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas, dy vëllezërit Donaldo Nela dhe Marioldo Nela dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Endri Goxhajt, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën dyshohet se Endri Goxhaj plagosi Dali Nelën, një krehër me fishekë, municion luftarak, dy automjete, dy motomjete, katër celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Top News – Buxheti prezantohet te Ekonomia. Braçe: Ligji të zbatohet siç miratohet deri në fund
30/10 11:21
Top News – Ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shkarkon dy nënkryetarët, emëron Etleva Bishën
30/10 11:11
Top Channel/ Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
30/10 10:51
Top News – Buxheti prezantohet me fjalë të mira edhe nga…Erion Braçe
30/10 10:48
Top News – Arrest shtëpie, por lëvizte me armë. Kapet në flagrancë 41-vjeçari pranë Vorës
30/10 10:26
Top News- BSH, imunitet nga drejtësia e qeveria/ Guvernatori s’arrestohet, ‘imunitet’ dhe për bordin
30/10 10:01
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fieri, makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, 2 të plagosur
30/10 09:59
Top News – Opozita refuzon ftesën e Begajt. Konsultimi për datën e zgjedhjeve vetëm me PS e PSD
30/10 09:59
Top News – Digjen goma buzë Shkumbinit. Flakët përsëriten natën, autorët të panjohur
30/10 09:58
Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39