Policia e Durrësit ka zbardhur krimin e rëndë të Shënavlashit duke ccuar në pranga, përvecc vajzës, edhe dy djemtë e viktimës, ndërsa nëna e tyre do të hetohet në gjendje të lirë. Si rezultat i hetimeve intensive u zbulua se 25-vjeccari Hysen Meta që denoncoi në polici zhdukjen e të atit ka qenë dhe ekzekutori i tij. Një vrasje e planifikuar nga vajza 19-vjeçare dhe vëllai i saj i madh. Kështu e ka cilësuar krimin e rëndë drejtori i policisë së qarkut Durrës që ka zbardhur të gjithë dinamikën e krimit dhe rolin e të gjithë anëtarëve të familjes në të.