Sherri që përfundoi në të shtëna me armë zjarri në Kombinat është zbardhur nga policia. Një 28-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi. Në pranga u vu autori edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku 28-vjeçari qëlloi me armë zjarri. Gjithashtu policia sekuestroi automjetin e përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.