Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku u plagos me mjet prerës (thikë) shtetasi Eldi Gremi, 35 vjeç. Pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur i dëmtuar shtetasi Eldi Gremi 35 vjeç, i cili dyshohet se ishte plagosur me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti. Shërbimet e Policisë kanë ndërmarrë menjëherë veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, pavarësisht mosbashkëpunimit të të dëmtuarit, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.