Top Channel/ Zbardhet dosja e piramidave online. Organizatori: Kam frikë nga Erion Braçe
16/09/2025 19:45

Ky është lokali në hyrje të qytetit të Lushnjes ku reklamohej 6 muaj më parë pasurimi i shpejtë përmes dy posterave të afishuar që promovonin investimet në platformën mashtruese XUEX. Top Channel ka siguruar dosjen hetimore se si u godit grupi që mashtronte qytetarët përmes piramidave on line. Në këtë lokal që u bë pikënisja e hetimeve, agjentët trokitën si klientë dhe investitorë të gatshëm për tu bërë pjesë e skemës. Të parët që dhanë informacione ishin kamerierët e arrestuar, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, por më pas në pranga ra edhe Arbër Çela, pronari i lokalit. Kamerieri Taullau është personi që i tregon agjentit të policisë se për tu bërë pjesë e skemës duhet të investosh të paktën 1 mijë euro. Në dosje përmendet si organizator edhe Ereledio Shebeku i shpallur në kërkim dhe që rezulton të jetë personi kyc që kontrollonte skemën. Në kontakt me agjentin e policisë, Ereledio kishte shprehur frikën për vijimin e aktivitetit pas denoncimit publik të bërë nga deputeti Erjon Braçe. Agjentët e policisë faktuan me zë e figurë se komunikimet e skëmës që ka mashtruar qindra shqiptarë bëheshin përmes platformës Telegram. Në momentin që investoje bëheshe pjesë e grupit dhe arrije të komunikoje direkt me profesorin, një person i identifikuar si “Leo Smith”. Ky i fundit i ftonte të gjithë anëtarët e grupit që të futen në këtë platformë në orën 14:20 dhe në orën 19:20 çdo dite, duke i kërkuar që t’i bëjnë “like” faqeve që ju dërgon ky shtetas në aplikacionin “Telegram”. Kaq mjaftonte që paratë e investuara fillimisht të rriteshin 1% në ditë. Dhe brenda 45 ditësh secili prej tyre mund edhe t’i tërhiqnin. E përfshirë në këtë skemë rezulton të jetë edhe një punonjëse e Bashkisë së Divjakës, bashkë me familjarë të sajët. Nga hetimet rezulton se aplikacioni i XUEX nuk ekzistonte në App apo Play Store, por vinte si një aplikacion i bazuar në një link, që instalohej në telefon. Pasi kishe kaluar paratë në llogarinë e tyre mund të hyje në grupin e Telegramit ku ishin të gjithë përdoruesit, gati për të rënë pre e mashtrimit.

Top News- Mickoski ‘zhduk’ gjuhën shqipe/ Reagon BDI: Po cënon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit
28/03 20:30
Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03 19:51
Top News – 33-vjeçari plagoset me thikë. Ngjarja pas një konflikti në afërsi të spitalit të Vlorës
28/03 19:00
Top News – “Skënderbegasit ndër vite…” 81 vite histori, vëllimi i pestë plotëson historikun
28/03 18:40
Top News – I moshuari kërcënon gruan me thikë. Ngjarja në Vlorë, arrestohet nga policia
28/03 18:38
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat
28/03 18:37
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, Rama njofton projektin e ri të qeverisë: Do financojmë…
28/03 18:35
Top Channel/ ‘Po përgatitemi për një ndryshim të madh’, Rama: Do e sjellim çmimin e naftës në…
28/03 18:34
Top Channel/ Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
28/03 18:33
Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24