Rusia ka shpallur në kërkim katër qytetarë nga Kosova, tre nga të cilët efektivë policie. REL ka siguruar dokumente që dëshmojnë se Moska i konsideron tre zyrtarët policorë si të dyshuar për veprat “arrestim i paligjshëm” dhe “kidnapim”, të cilat në Rusi janë të dënueshme me deri në 12 vjet burgim.