Është zbardhur dinamika e ngjarjes së djeshme në Lezhë, ku çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, u ekzekutuan me armë zjarri. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, mbajti një konferencë për mediat në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Balldren.