Top Channel/ Zbardhen pamjet nga gurorja, “molla e sherrit” mes banorëve të Borizanës e fisit Rraja
08/07/2023 18:23

Pamjet që shihni mësipër vijnë nga gurorja në Krujë, “molla e sherrit” mes banorëve të Borizanës dhe fisit Rraja, përplasja mes së cilëve degradoi në dhunë fizike, duke lënë dy persona të plagosur. Top Channel mëson se në këtë zonë është pezulluar puna dhe forcat policore nga DVP Tirana kanë bllokuar aktivitetin pas konfliktit. Më 6 korrik, në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë, familjarët e Rrajës, goditën me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil Majën dhe Jashar Majën, të cilët kërkonin zbutje të minave që përdoreshin në gurore, pasi u ka dëmtuar banesat e tyre. Përplasja ndodhi në një lokal, teksa ata ishin duke biseduar me një prej punonjësve të minave në gurore, për t’i kërkuar zbutje të agresivitetit. Diskutimi ka përfunduar në konflikt, ndërsa Xhelal e Përparim Rraja dhe disa persona të tjerë i dhunuan vendasit me shkopinj dhe tyta pistolete. Një ditë më parë, Policia e Shtetit ka shoqëruar Ineid Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sakaq është shpallur në kërkim djali i ish- deputetit Partisë Socialiste, Rahman Rraja, Rexhepi. Më herët, Rahman Rraja dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, pas dhunës së ushtruar nga familjarët e tij ndaj banorëve të Borizanës. Duke iu kërkuar falje për zhgënjimin qytetarëve që e kanë votuar dhe kolegëve që e mbështetën, Rraja njoftoi tërheqjen nga jeta politike. I turpëruar nga incidenti në Borizanë, Rraja i kërkoi të birit, Rexhep Rrajës, që të dorëzohet në polici. “Zoti më dhëntë forcë të përballoj këtë dhimbje dhe të shlyej këtë turp që më la im bir”- u shpreh ndër të tjera Rraja në deklaratën e dorëheqjes.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27