Top Channel/ Zaev: Identiteti maqedonas s’mund të jetë subjekt i negociatave!
23/06/2021 17:42

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev janë në një konferencë të përbashkët në Shkup një ditë pasi dy shteteve nuk iu dha dritë jeshile për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave me BE-në. Zaev u tregua kritik me vendet e BE-së dhe kryesisht me Bullgarinë, e cila prej kohësh është në një konflikt me Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se BE nuk dha atë që Shqipëria dhe Maqedonia meritoi, duke treguar se nuk heq dorë për t’ia dalë bashkë me popullin shqiptar pasi ndajnë vlera të njëjta. Sipas Zaev, esenca dhe vlera e BE është në pikëpyetje, duke theksuar se BE është problemi në këtë mes duke mos dhënë integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor. “Sot Evropa ka një problem , ideja vizionare ka një problem, BE është problemi, nuk arrin të gjejë dhe të sigurojë integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor, është një problem i shkaktuar nga ata , por ne nuk jemi vetëm, jemi këtu ma mikun dhe vëllanë tim Ramën. Me shqiptarët ndajmë vlera të njëjta, jo politika ndarje, bashkë më ne janë në këtë rrugë Serbia dhe Mali i Zi”, tha Zaaev. “Ne jemi në një rrugë që edhe nëse na vendosin bllokime do t’ia dalim. Kemi ide të përbashkëta, sfida, kultuaa të përbashkëta, me popujt tanë vëllazërorë të rajonit. Paralajmërojmë se edhe më shumë duhet t’i afrojmë popujt tonë. Esenca dhe vlera e BE është në pikëpyetje. Vlerat janë të përbashkëta. edhe vendet anëtare pranuan që t’i zhvillojnë ata. Sot i afirmojmë nga Ballkani Perëndimor.” Kreu i qeverisë maqedonase theksoi se identiteti ndërkombëtar maqedonas nuk mund të jetë subjekt i negociatave për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. “Mobiliteti, toleranca, solidariteti, të gjithë në BE duhet të dinë që cilat janë ato vlera. Në asnjë mënyrë, në asnjë akt ato nuk duhet të sillen në pikëpyetje dinjiteti i njeriut, të drejtat e njeriut. Unë dhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut shkuam në Sofje me zemër të hapuer për të gjetur një zgjidhje. Edhe pse bëmë një hap pozitiv, edhe pse mesazhet tona ishin të qarta nga të gjithë komuniteti ndërkombëtar tani është momenti për të gjetur forca për të thyer bllokadat. Kolegët bullgarë nuk ia dolën të mbledhin fuqi. Pavarësisht se ishin të vetëdijshëm në pritshmërtitë tona, vendimi i BE për të mos përcaktuar një datë është një dëshpërim i madh dhe një moskuses i BE, procesi është një mesazh i keq për rajonin. Bullgaria për të mos lejuar kornizën, mendoj se nuk është në frymën e marrëdhënieve miqësore. Integrimi nuk mund të jetë peng i çështjeve bilaterale. Progresi ynë kryesisht duhet të varet nga reformat tona të lidhura me kapituj, legjistlacioni dhe arritjen e standardeve evropiane. Negociatat nuk vendosin çështje bilaterale, është një qëndrim që e ndajnë të gjitha vendet. Identiteti ndërkombëtar maqedonas nuk mund të jetë subjekt i negociatave. Treguam guxim për të zgjidhur marrëdhëniet bilaterale”, tha ai. Ai u shpreh se sërish do të shkojë në Sofje të flasë e të gjejë një zgjidhje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Maqedonia e Veriut u bë anëtare e 30 e aleancës së NATO-s. Anëtarësimi në BE është synimi i vetëm strategjik i qëllimeve tona për të cilat angazhohemi për të bërë përpjekjet tona. Dëshpërimet dhe të përsëritura do të hapin derën dhe do të inkurajojnë euroskeptikët dhe të vijojë me zgjerimin në BE. Mbetemi të përkushtuar në qëllimet tona. Kam edhe një mesazh ata që më dinë e dinë që unë nuk heq dorë lehtë. Do të shkoj edhe një herë në Sofje dhe sërish dhe sërish që të kërkoj zgjidhje. Do ia dalim t’ia arrijmë këtij qëllimi. Maqedonia është Evropë, Shqipëria është Evropë dhe Ballkani është Evropë”, mbylli fjalën e tij Zaev.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40