Zâ Festi jehoi edhe në edicionin e tij të 7-të në Shkodër. Festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit u zhvillua për tre netë me radhë, duke nisur nga oborri i Kullës se Sahati të Inglizit për të përfunduar në kalanë Rozafa, me këngëtarë me famë botërore deri tek të ftuarit special.