Top Channel/ Xi Jinping “zhduk” gjeneralët: Bie edhe “vëllai i madh” i presidentit kinez!
29/08/2026 12:20

Një tjetër figurë e fuqishme e ushtrisë kineze ka rënë në mesin e asaj që po përshkruhet si “valë spastrimesh” e presidentit Xi Jinping. Shtatë muaj pas zhdukjes së tij nga skena publike, është formalizuar shkarkimi nga Komisioni Qendror Ushtarak i gjeneralit Zhang Youxia, i cili deri përpara disa kohësh konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të Xi-së. 76 vjecari ishte gjenerali më i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe kishte një marrëdhënie personale shumë të afërt me presidentin kinez. Të dy ata njiheshin që në adoleshencë dhe, sipas burimeve, Xi Jinping e quante atë me respekt “vëllai i madh”. Por në muajin janar, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Zhang dhe një tjetër gjeneral i lartë, Liu Zhenli, ishin vënë nën hetim për “shkelje të rënda të disiplinës dhe ligjit”. Tani të dy janë shkarkuar zyrtarisht nga postet e tyre, një hap ky që sipas analistëve i paraprin procesit gjyqësor dhe dënimit. Që nga ardhja në pushtet në vitin 2012, Xi Jinping ka eliminuar nga strukturat e ushtrisë të paktën 110 oficerë të lartë, rreth 60 prej tyre vetëm që nga viti 2024. Zyrtarisht, shumica akuzohen për korrupsion, por në rastin e Zhang dhe Liu akuzat duket se shkojnë përtej kësaj. Shtypi ushtarak kinez i akuzoi ata se kishin “dëmtuar rëndë autoritetin e presidentit” dhe kishin minuar besnikërinë e ushtrisë ndaj Partisë Komuniste- akuza që, në thelb, mund të interpretohen si tradhti e lartë. Sipas disa analistëve amerikanë, Zhang Youxia mund të ketë kundërshtuar planet për përdorimin e forcës ndaj Tajvanit, duke vlerësuar se Kina nuk mund të përballonte një reagim ushtarak të SHBA-së. Largimi i tij e ka lënë Komisionin Qendror Ushtarak, që fillimisht përbëhej nga shtatë anëtarë, me vetëm dy persona: Xi Jinping dhe gjeneralin Zhang Shengmin, përgjegjës për luftën kundër korrupsionit.

Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10