Vladimir Andonov, një nga mercenarët më famëkeq të Vladimir Putinit, i pagëzuar madje edhe si “xhelati” i tij thuhet të jetë vrarë nga një snajper ukrainas. Mediat britanike thonë se 44 vjecari nga rajoni Buryatia i Lindjes së Largët të Rusisë, ishte pjesë e grupit famëkeq Wagner të mercenarëve ruse. Besohet se ai është qëlluar për vdekje teksa luftonte në Kharkhiv, në lindje të Ukrainës.