Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor për dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem. Njëri nga pronarët e hotelit Florian Habilaj dhe shoku i tij E. Dragoti, të arrestuar nga policia e Kavajës akuzohen nga prokuroria pir plagosje të rëndë me dashje.