Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, janë ato çfarë ngelën pas nga sulmi në Komisariatin nr 3 mbrëmjen e djeshme nga protestuesit. Një numër i konsiderueshëm protestuesish, u vendosën përpara këtij institucioni të Policisë së Shtetit për shkak se aty ndodheshin një pjesë e të arrestuarve pas incidenteve të ndodhura të enjten para dhe gjatë seancës plenare në Kuvend.