Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka prezanton në Kuvend programin për politikën e jashtme. “Falë besueshmërisë dhe solidaritet, imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor. Shqipëria rikonfirmohet si partner i besueshëm i SHBA, BE dhe vendeve mike në mbarë botën”, u shpreh Xhaçka. Sa i përket politikës së jashtme Xhaçka tha se do të vijojë konsolidimi i Shqipërisë si faktor kyç për paqen e stabilitetin në rajon.