Një përvjetor tragjik për Ukrainën dhe të gjithë botën që është bërë dëshmitare e luftës që ka nisur Rusisë, e ka cilësuar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ditën e sotme, kur bëhen një vit nga sulmi rus në Ukrainë. Në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka përmendi jetët e humbura si pasojë e sulmeve ruse dhe dëmet e panumërta, duke theksuar se pasojat për Ukrainën janë të pamatshme. “Mijëra civilë kanë humbur jetën, miliona fëmijë kanë humbur shkollat e tyre, njerëzit kanë humbur shtëpitë e tyre, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe dëmi në infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës është i pamatshëm.