Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe BE theksoi se është bërë një punë shumë e madhe deri në arritjen e çeljes së negociatave. Në fjalën e saj, ministrja shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite.