Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten përparësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, ku theksoi rolin e rëndësishëm të institucioneve të pavarura përballë këtyre sfidave. Ambasada amerikane në vendin tonë publikoi foto të takimit të kryediplomatit Wendt me drejtuesit e SPAK dhe BKH, duke sjellë edhe njëherë në kujtesë prioritetet e ambasadorit në Shqipëri.