Top Channel/ Wagner në aksion, mercenarët po stërvitin ushtarët bjellorusë
14/07/2023 19:49

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes bëri të ditur se mercenarët e grupit rus, Wagner po shërbejnë si instruktorë ushtarakë për forcat e mbrojtjes territoriale të Bjellorusisë. Ky njoftim vjen tri javë pasi Wagner kreu një rebelim të shkurtër në Rusi. Ministria tha se forcat bjelloruse po mësojnë aftësi përfshirë të shtëna taktike, lëvizjet në fushëbetejë, inxhinieri dhe mjekësi taktike. Wagner, që kishte luajtur rol kyç në luftën në Ukrainë, ka synuar që të rrëzojë udhëheqjen ushtarake ruse gjatë rebelimit jetëshkurtër, por më pas ata u tërhoqën. Yevgeny Prigozhin mësohet të këtë ndjekur nga afër stërvitjen e grupit që udhëheq. Rrjeti hetues bjellorus, Hajun, ka thënë se Prigozhin mund të ketë qëndruar një natë gjatë kësaj jave afër Asipoviçit, ku po mbahen stërvitjet, pasi një fotografi e tij në një kamp u publikua. Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë ka publikuar një video ku shfaqen luftëtarët e Wagner-it duke trajnuar trupat bjelloruse. “Nuk ka dyshim që ata kanë përvojë nga e cila mund të përfitojë ushtria bjelloruse”, tha një ushtar bjellorus. Sipas marrëveshjes, që i dha fund rebelimit në Rusi në fund të qershorit, luftëtarët e Wagner-it që nuk morën pjesë në kryengritje, mund t’i bashkohen ushtrisë së rregullt ruse ose të shkojnë në Bjellorusi. Pamjet: AFP

Top News – Nuk ka shami në shkolla. Austria vë në zbatim ligjin, gjoba deri në 800 euro
07/09 19:15
Top News – Fajin e ka Maroku. Dyndjet e emigrantëve, spanjollët akuzojnë edhe Sanchez
07/09 15:29
Top Channel/ Ratko Mlladiç varroset me nderime në Beograd, djali i Vuçiçit merr pjesë në ceremoni!
07/09 15:02
Top Channel/ Harta e re e botës, si “ndryshon” globi: Cilat vende votuan kundër!
07/09 12:11
Top Channel/ Skadon afati i masave zbutëse: Kontrolle biometrike, rikthehen radhët në kufijtë e BE?!
07/09 12:02
Top Channel/Witkoff dhe Kushner në Rusi, mision i dështuar? Ekspertët: Çfarë loje po luan Putin!
07/09 11:32
Top Channel/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD-së: Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”!
07/09 11:23
Top Channel/ Fitorja e AfD shokon CDU-në: Merz mbledh partinë, cfarë ndodh tani në Gjermani?
07/09 11:03
Top Channel/ Bie avioni i Amazon në Miami, 5 të vdekur: Përplaset me makinat e shpërthen në flakë!
07/09 11:01
Top Channel/ Zelensky: Luftë edhe gjatë dimrit! Ç’ndodhi me takimet e Kushner-Witkoff
06/09 22:54
Top Channel/ E djathta ekstreme fiton bindshëm në Gjermani, CDU rënie dramatike
06/09 22:49
Top News – Moska gati të sulmojë Gjermaninë. Lavror i prerë – Ky është fillimi i vërtetë i luftës
06/09 15:28
Top Channel/ A i mbron dot Anglia ishujt?/ Ishujt Falkland, Argjentina i ka shpresat tek Trump
06/09 15:03
Top Channel/ Rusia: Gjermania nisi një luftë/ Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Kiev për bisedime
06/09 14:59
Top Channel/ Vullkani anulon fluturime/ Situatë kaotike në Indonezi, njerëzit mbesin në aeroporte
06/09 13:57
Top News- Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, Irani sulmon dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit
06/09 13:37
Top News- Çfarë u tha Putini amerikanëve…të dërguarit e Trump ikin nga Moska nisen drejt Kievit
06/09 12:59
Top News-Ylli televiziv dënohet me vdekje, bashkëpunimi me kriminelët e lidhjet në trafikun e drogës
06/09 12:09
Top News- Avioni luftarak F-4E Phanton shpërtheu pas rrëzimit, Forcat Ajrore greke në alarm
06/09 12:06
Top Channel/ Të dërguarit e SHBA Witkoff dhe Kushner për bisedime në Kiev pas takimit me Putinin
06/09 11:34