Një shpërthim vullkanik ka pezulluar qindra fluturime në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Indonezisë, duke lënë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar. Autoritetet kanë bërë të ditur se 209 fluturime janë pezulluar, pasi hiri vullkanik nga Anak Krakatau u zbulua në hapësirën ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar në Xhakartë, të dielën në mëngjes.