Ekrani i Radio Televizionit të Serbisë u errësua për pak kohë pasditen e djeshme, pikërisht në orën 18:21, gjatë fjalimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, thonë mediat në Kosovë. Arsyeja ishte sabotimit që i bëri kreut të shtetit serb një i ri nga Beogradi. Në kushte anonimati, ai foli me gazetën Nova dhe rrëfeu se kishte shkulur kabllot në furgonin e televizionit.