Top Channel/ Vuçiç takon Putinin në Kinë dhe i ankohet: Jemi nën presion të madh
02/09/2025 19:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në nivelin më të lartë me Moskën në të gjitha fushat. Teksa për më shumë se tre vjet refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, Vuçiç theksoi veçanërisht bashkëpunimin e Beogradit me Moskën në fushën e energjisë dhe furnizimin me gaz rus. “Shpresoj se do të kemi mundësinë jo vetëm ta ruajmë, por edhe të përmirësojmë disa aspekte të bashkëpunimit. Energjia është për ne një fushë shumë e rëndësishme dhe furnizimi me gaz është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Vuçiç gjatë takimit me Putinin në Pekin të Kinës, sipas transmetuesit publik të Serbisë. Të dy udhëheqësit u ftuan nga presidenti kinez, Xi Jinping, i cili po organizon në Pekin një paradë ushtarake për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në paradën më 3 shtator, pritet që pranë Xi të qëndrojnë Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe më shumë se 24 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë ata nga Bjellorusia, Irani dhe vende të tjera. Gjatë takimit me Putinin, Vuçiç deklaroi se falë naftësjellësit që do të ndërtojë së bashku me Hungarinë, Serbia do të mund të përmirësojë bashkëpunimin me Rusinë në fushën e energjisë. “Të gjitha kompanitë ruse janë të mirëpritura, të gjitha ato që dëshirojnë të marrin pjesë në projektet infrastrukturore në Serbi”, tha presidenti serb.

Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09