Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Më 12 korrik, Vuçiq e ka bërë të ditur se i ka dërguar NATO-s letër zyrtare me kërkesë që ta takojë shefin e këtij institucioni. Temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë.