Aleksandar Vucic e mbajti fjalimin e tij drejtuar serbëve, por ndonëse nuk përmendi dorëheqjen sic përflitej në mediat vendase e ato kosovare, kishte një lloj dorëzimi në deklaratat e presidentit serb. Teksa dha detaje lidhur me takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë për çështjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve, Vucic la te kuptohej se vendi tij po përballet me një lloj ultimatum nga Perëndimi.