Top Channel/ Vuçiç sfidon Putinin krah Zelenskyt: Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës
08/08/2026 22:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka rikonfirmuar zyrtarisht mbështetjen e palëkundur të Beogradit për integritetin territorial të Ukrainës, duke u bazuar në Kartën dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Deklaratën e bëri krah Volodimir Zelenskyt që po qëndron në një vizitë dyditore në Beograd. “Ajo që më duket më e rëndësishmja është se Serbia dhe unë, si presidenti i saj, mbështet Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat territoriale të Kombeve të Bashkuara dhe integritetin territorial të Ukrainës,” Kjo deklaratë erdhi në një moment mjaft kritik për Ukrainën. Zelensky paralajmëroi nga Beogradi se sulmet e fundit ajrore ruse e kanë lënë vendin e tij "pothuajse pa asnjë termocentral të paprekur" përpara fillimit të dimrit. Më tej Vucic bëri të qartë se pozicioni i Serbisë ndaj Rusisë mbetet i pandryshuar kur vjen fjala tek sanksionet. Serbia mbetet ndër të vetmet vende europiane që refuzon të sanksionojë Rusinë, aleatin e saj tradicional. Vuçiç mohoi gjithashtu zërat e Kremlinit për shitje municionesh në Ukrainë, duke thënë se Serbia ofron vetëm ndihmë humanitare dhe jo-ushtarake. Udhëheqësi ukrainas nga ana e tij kërkoi sanksione më të ashpra globale, duke u ankuar se pjesë të raketave ruse po vijnë ende nga pothuajse çdo kontinent, përfshirë shtetet partnere. Ky takim dyditor shënon vizitën e parë të Zelenskyt në Serbi që nga marrja e pushtetit në vitin 2019, duke treguar një lëvizje të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike të Ballkanit Perëndimor në vitin e katërt të luftës në Ukrainë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55