Top Channel/ Vuçiç sfidon Europën: Do shkoj në Moskë
16/04/2025 23:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi, sfidon Bashkimin Evropian dhe vendos të mos e ndryshojë vendimin për të udhëtuar në Rusi, edhe pas paralajmërimin për bllokimin e procesit të integrimit. Këtë të mërkurë, Vuçiç tha se do të marrë pjesë në festën ruse të “Ditës së Fitores” në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj në Moskë. Në një fjalim drejtuar publikut, Presidenti serb deklaroi se do të jetë në kryeqytetin rus me një njësi të Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marrë pjesë në ceremoni. Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” të Vladimir Putinit në Moskë muajin e ardhshëm. “E kemi bërë shumë të qartë që nuk duam që asnjë vend kandidat [i BE-së] të marrë pjesë në këto ngjarje më 9 maj në Moskë”, tha Kallas, duke iu referuar kryesisht gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen bllokut. Po ashtu, një ditë më parë zyrtarët evropianë e paralajmëruan Vuçiç se vizita e tij në Rusi do të ishte një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut dhe do të prishte ambiciet e vendit të tij për në Bashkimin Evropian. Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, Serbia vazhdon të mos pranojë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, më shumë se tri vjet pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës.

Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25