Protestat masive të qytetarëve javët e fundit në Serbi detyruan qeverinë të kthente mbrapsht ligjin për shpronësimet dhe ndryshimet në ligjin për referendumin, kërkesat kryesore këto të nismës "Kreni-promeni" (Nisu-Ndrysho). Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet e pranoi humbjen politike dhe deklaroi publikisht se nuk e dëgjuan sa duhet zërin e popullit dhe se tani do të ndryshojnë qasjen e tyre në komunikim me ata që mendojnë ndryshe.