Top Channel/ Vucic pas takimit: Ose Asociacion sipas marrëveshjeve, ose tërhiqemi!
03/05/2023 11:39

Pas përfundimit të takimit të tij me Albin Kurtin në Bruksel, Aleksandar Vucic ia hodhi fajin Kosovës për faktin se qëndrimet e të dyja palëve vazhdojnë të mbeten larg njëra-tjetrës duke mos prodhuar dot rezultatet e shpresuara nga perëndimi. “Prishtina, tha presidenti serb, nuk dëshiron të përmbushë detyrimet e saj e të formojë Asociacionin dhe tani, dialogu është në një ngërç të madh”.“Sot arritëm te muri”, qe shprehur Vucic mbrëmë në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.Në takimin nuk u arrit ndonjë marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti u shpreh se draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues në takimin me presidentin serb, ishte “thellësisht i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës”, ndërsa sqaroi se kishte propozuar një "draft-vizion” të tijin mbi kornizën që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë. Vucic pretendon se në fakt, nuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka me të cilën palën të mos jenë pajtuar tashmë në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara në vitet 2013 dhe 2015. “Sa i përket formimit dhe statutit të Asociacionit, nuk po diskutohet për sistemin juridik të Kosovës, por për atë me të cilën është rënë tashmë dakort. Ndaj, ose do të ketë një Asociacion sipas atyre marrëveshjeve, ose ky është fundi i gjithckaje, u shpreh kreu i shtetit serb. Sipas shefit të diplomacisë europiane, Joseph Borell draft-statuti i prezantuar nga nga një ekip menaxhues i themeluar nga qeveritë e kaluara të Kosovës, ekip ky të cilin e përbënin vetëm serbë, nuk është përfundimtar, megjithatë ai përshëndeti faktin që propozimi të paktën, u hodh në tryezë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11