Top Channel/ Vuçiç nxjerr tanket në rrugë dhe kërcënon: Jemi të parët në Europë
21/09/2024 12:58

“Jam krenar për rrugët, hekurudhat, rritjen e rrogave dhe pensioneve, por asnjë fushë tjetër nuk krahasohet me progresin drastic që ka pësuar ushtria serbe. Paga mesatare e një ushtari ishte 330 euro, tani është gati katër herë më e lartë. Armët dhe pajisjet tona meritojnë të gjithë lavdërimet. Ne kemi punuar me raketat për tetë apo nëntë vjet. Sot kemi katër herë më shumë dronë të ekspozuar sesa dikur”: Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve që ndoqën stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024”, e cila po zhvillohet në Batajnicë me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar, presidenti serb Aleksandar Vucic rreshtoi arritjet në drejtimin e përmirësimit të forcave ushtarake të vendit, ku vecoi sidomos tanket operacionale, për të cilat tha se Serbia mund të renditet pa frikë “e para apo e dyta në Europë”. “Unë njoh 15 vende që së bashku kanë aq tanke sa ka ushtria jonë”, u shpreh me mburrje presidenti serb nga aeroporti ushtarak "Milenko Pavloviç", ku u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta moderne ushtarake. ““Unë njoh 15 vende që së bashku kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, kemi radarë të rinj... 50% e prodhimit është në Serbi, dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Europë në raport me popullsinë”, deklaroi ai. Autoritetet serbe paralajmëruan së fundi kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pa përmendur ndërkohë hulumtime përkatëse për nevojën e një mase të tillë.Sipas paralajmërimeve të Qeverisë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr më 1 janar të vitit 2011, do të rikthehet në vitin 2025.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20