Presidenti serb Aleksandar Vucic nuk lëshon pe lidhur me njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës, duke thënë se ajo është dëshirë e Bashkimit Europian, por jo e Serbisë. Deklarata e tij erdhi si reagim ndaj raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për herë të parë shkruhet shprehimisht pritshmëria e BE-së për “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës.