Takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçic në Soçi të Rusisë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin nuk kishte sesi të mos përfshinte dhe Kosovën. Vucic tha se i tregoi atij pjesën veriore të Kosovës në një hartë, por nuk dha asnjë detaj tjetër. I pyetur rreth deklaratave të Albin Kurtit se do të votonte për bashkim me Shqipëri nëse do të organizohej një referendum, ai u shpreh se e kishin diskutuar dhe këtë. “Kemi folur rreth kësaj dhe jemi kuptuar mirë.