Reagimet ndaj deklaratës së ashpër të ministres serbe Snezhana Paunovic për Kosovën, vazhdojnë. Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, e ka cilësuar atë si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet serbe.