Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së solli reagime edhe në Beograd. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, doli në një konferencë për mediat, ku foli gjatë për dënimet ndaj ish-liderëve të UCK-së. Por më shumë se sa te verdikti i gjykatës, Vuçiç u kujdes ta vinte theksin tek deklaratat e krerëve të shtetit, veçanërisht të presidentit Begaj dhe të kryeministrit Rama, të cilët sipas tij, nuk e trajtuan vendimin si një dënim për krime, por si një padrejtësi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. “Imagjinoni sikur një nga zyrtarët tanë të thoshte: ‘Liria ka një emër’ dhe të përmendte ndonjë serb të dënuar nga Tribunali i Hagës. Kushedi se çfarë do tgë ndodhte në këtë rajonin tonë të brishtë.” Vuçiç tregoi se kishte planifikuar daljen publike enkas për të pritur se cilat do të ishin reagimet e liderëve politikë në rajon. Ai më pas ngriti më pas pyetjen nëse deklarata të tilla mund të ndikojnë në procesin e integrimit evropian të vendeve të vendeve që dolën në krah të liderëve të UCK.