Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare se duan “poshtërimin e Serbisë”. Sipas kreut serb, Kosova është duke u përpjekur të shtyjë Serbinë në konflikt me NATO-n, ndërsa qëllimi i palës kosovare është që ta paraqesë kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa vetë atë si Vladimir Putin-in. Ai para gazetarëve përsëriti se në periudhën e ardhshme “do të ketë presione shtesë”. Pamjet: AFP