Top Channel/ Vuçiç: Na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët
24/04/2023 18:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se në zgjedhjet e djeshme në veri të Kosovës, kanë votuar vetëm 13 serbë. Në një konferencë për media ai ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, derisa ka thënë se me Kosovën nevojitet një dialog i vërtetë. “Pra gjithsej 45095. Serbë gjithsej trembëdhjetë kanë dalë në zgjedhje, dy prej tyre thonë se janë dal gabimisht, por nuk do të hyj në këto detaje tani. Pra, 13 janë gjithsej 0.029 për qind e votave, ajo që është interesante është se në komunën e Zubin Potokut nuk ka marrë pjesë asnjë serbë, në Mitrovicë dy persona, në Leposaviq 7 dhe katër në Zveçan”, tha ai. Vuçiç ka komentuar edhe dialogun Kosovë-Serbi. “Ajo që ne do të insistojmë është një dialog i vërtetë, ose doni të dëgjoni serbët, dhe ajo që ju e konsideroni dialog është kur ju pesë vini dhe thoni merre ose lëre, ndryshe do ta bëjmë, nuk di çfarë të bëjmë nëse nuk e merr, ky nuk është dialog dhe të çon drejtën në pasoja të tilla, ne na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët, duhen bisedime reale me evropianët, ne duhet të jemi në rrugën evropiane, por duhet të kemi një dialog të vërtetë dhe biseda reale për çështjet tona kombëtare dhe shtetërore”, tha ai. Ai dha një koment edhe për kryeministrin Albin Kurti. “Me Kurtin nuk i kam shtrënguar duart në jetën reale, aq më pak që nuk kemi diskutuar për ndonjë problem serioz dhe pyetje serioze, ai nuk ka dashur të flasë kurrë sepse ata kanë vetëm një kusht dhe ai është që të njohësh pavarësinë e Kosovës. Gjithçka është e jona, ju nuk keni asgjë dhe kaq, dhe ata kanë mbështetjen e KUINTI për këtë”, tha Vuçiç. Vuçiç kritikoi edhe bashkësisë ndërkombëtare. “Që të mos ketë interpretime të ndryshme, do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, të ashtuquajturës Kosovë, dhe ndaloni të na gënjeni dhe mashtroni më. Kjo është gjithçka që kam për t’u thënë atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme dhe jo si është e shkruara apo të rënë dakord”, tha ai. Sipas Vuçiç, të dielën u zhvillua një “kryengritje politike, paqësore e popullit serb”.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00