Barrikada e vendosur në Rudarë vijon të bllokojë rrugën që të çon në pikat kufitare Kosovë- Serbi. Ndonëse është paralajmëruar se duke filluar nga mëngjesi i së enjtes do të fillojë heqja e barrikadave, ende nuk ka ndonjë lëvizje për heqjen e tyre. Përtej barrikadës së Rudarës serbët edhe pse në numër të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.