Top Channel/ Vuçiç ‘i hap luftës’ Sveçlës, ndalon vizitën e ministrit në Preshevë
25/12/2024 19:49

Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të zhvilluar një vizitë dyditore në komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë. Kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila tha se Sveçla ishte paraparë që më 23 dhe 24 dhjetor të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për t’u takuar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës. MPJD tha se kërkesa u refuzua edhe pse u ndoqën procedurat e parapara për vizita të tilla në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për vizita zyrtare. “Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”, u tha në njoftim. Në janar të këtij viti, Serbia po ashtu kishte refuzuar kërkesën që Sveçla të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës. MPJD tha se në dy vjetët e fundit, Serbia rregullisht ka refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës, duke përmendur këtu vizitën e fundit që ishte paraparë të zhvillohej nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku më 19 dhjetor. MPJD tha po ashtu se edhe drejtueses së kësaj ministrie, Donika Gërvalla, i ishte refuzuar pjesëmarrja në pritjen vjetore të pavarësisë së Kosovës që ishte organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi më 27 shkurt dhe vizita, sipas këtij institucioni, u refuzua “pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare”. “Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”, tha MPJD-ja.

Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00