Edhe me Perëndimin, edhe me Rusinë: Aleksandar Vucic nuk lëviz nga qëndrimi i tij. Presidenti serb pohoi së fundi përpara zyrtarëve amerikanë dhe europianë se Beogradi është i vendosur në rrugën e tij drejt integrimit europian, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë e garantoi presidentin rus Vladimir Putin se nuk do t`i vendosë kurrë sanksione Rusisë për shka të agresionit të saj në Ukrainë.