Aleksandar Vucic kërkoi mbështetjen e Gjermanisë me ankesat drejtuar kancelarit Olaf Scholz për sjelljen e Prishtinës dhe ato që i përshkroi si “vuajtje” të komunitetit serb në Kosovë. Por në bisedën telefonike mes tyre, kreu i ekzekutivit gjerman i kujtoi presidentit serb detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit të arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe i mëshoi mbështetjes së përhershme gjermane” për dialogun.