Top Channel/ Vuçiç bën “shenjtorin”: “Kosova në Bruksel për show, ne të përkushtuar për dialog”!
10/06/2021 17:18

Aleksandar Vuçic pohoi se rundi i ardhshëm i dialogut me Kosovën “nuk do të jetë i lehtë”, por, sipas tij, është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë, për të ulur tensionet dhe për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në 15 qershor, në selinë e Bashkimit Europian në Bruksel, e njoftuar kjo nga vetë zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.Vuçic u perpoq të tregonte se pala serbe është vërtet e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi, të cilit sic nënkuptoi pengesat i vijnë nga pala tjetër. “Zyrtarët e Kosovës vijnë për të bërë shfaqje, ndërsa ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut”, tha Vuçic i cituar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë. Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi ngeci vjeshtën e vitit të kaluar, kur të dërguarit e Beogradit hapën cështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e dialogut, zyrtarët e të dyja palëve dhanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion. Kurti e bëri të qartë qëndrimin e tij se nuk mund të formohet asnjë asociacion njëetnik, ndërsa Vuçic deklaroi se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit.

Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15