Kriza humanitare në Rripin e Gazës po thellohet, ndërsa çmimet e produkteve bazë kanë arritur nivele rekord. Mishi është kthyer në një luks për shumicën e banorëve, me çmimin e një kilogrami që arrin deri në 120 dollarë. Në prag të Kurban Bajramit, tregjet e qytetit të Gazës ishin shumë më të varfra krahasuar me vitet e kaluara, thotë DË.