Top Channel/ Vr*tet me armë aleati i Trump, reagon presidenti: Charlie Kirk një mik i dashur
10/09/2025 23:20

Charlie Kirk, drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i organizatës konservatore rinore “Turning Point USA”, u qëllua për vdekje me armë të mërkurën gjatë një aktiviteti në kampusin e Universitetit të Utah. Ai njihej një mbështetës i flaktë dhe aleat i presidentit amerikan Donald Trump. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e Qendrës Sorensen, ku Kirk po mbante një fjalim si pjesë e fushatës së tij “Rikthimi Amerikan”. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, një e shtënë e vetme u dëgjua gjatë fjalës së tij, ndërsa Kirk shihet duke prekur qafën. Spektatorët shpërthyen në panik ndërsa stafi dhe të pranishmit tentuan të largohen. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në arenën politike. Presidenti Donald Trump, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, shkroi: “I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë. Askush nuk e kuptonte më mirë apo nuk kishte zemrën e të rinjve në Shtetet e Bashkuara si Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga TË GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, nuk është më mes nesh. Melania dhe unë dërgojmë ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Erika, dhe gjithë familjen. Charlie, të duam!”. Incidenti ndodh në një klimë të tensionuar, ku rastet e dhunës me motive politike janë në rritje. Vetëm gjatë muajve të fundit janë raportuar ngjarje të rënda, përfshirë vrasjen e një ligjvënëseje në Minnesota, sulme me bomba me zjarr në Kolorado dhe zjarrvënie ndaj shtëpisë së guvernatorit të Pensilvanisë.

Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
DIGITALB DIGITALB